Lajme

Testi i arritshmërisë këtë vit do të mbahet në dy ditë, Popovci jep detaje

03/25/2022 12:36
nga:N M

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka njoftuar se mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë i cili mbahet në fund të klasës së nëntë, ka ndryshuar.

Në një konferencë për media, Popovci tha se ky test tash do të organizohet në dy ditë, transmeton Klankosova.tv.

“Në ditën e parë do të jetë testi nga gjuha shqipe, angleze, historia dhe gjeografia, ndërkaq në ditën e dytë, do të jetë testi nga matematika, fizika, informatika, kimia dhe biologjia. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi pak më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve nga të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë me një numër të vogël pyetjesh”.

Popovci njoftoi se testi i parë mbahet më 4 qershor dhe i dyti më 14 qershor, pra pasi të përfundojë viti shkollor.

Ai shtoi se është përgatitur edhe një udhëzues për testin e arritshmërisë i cili do të shpërndahet së shpejti.

Sa i përket mësimit në shkolla, Popovci njoftoi se ka tre javë që në të gjitha shkollat mësimi po mbahet normalisht, me prezencë fizike.

“S’kemi raste të shkollave me COVID-19, edhe nëse ka, janë raste të izoluara”, tha ai.