Sporti

Terzic: Fitore e merituar ndaj PSG, një barazim na mjafton dhe shkojmë në “Wembley”

05/02/2024 14:56
nga:E K

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic komentoi fitoren 1-0 të skuadrës së tij ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Në prononcimin e dhënë për mediet pas këtij takimi, tekniku i “verdhezinjve” u shpreh se fitorja ishte e merituar, ndërsa theksoi se Dortmund do të shkojë në finalen e “Wembley-t”.

“Ishte një fitore e merituar, një paraqitje e mirë nga skuadra. Ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por edhe ata mund ta kishin bërë këtë. Kjo është arsyeja pse rezultati është i mirë nga pikëpamja ime shkojmë në “Wembley”. Për ne mjafton vetëm një barazim në ndeshjen e kthimit, por ne duam të fitojmë edhe javën e ardhshme”-theksoi Terzic.