Sporti

Terzic: “Ancelotti ndër trajnerët më të mirë në historinë e futbollit”

05/28/2024 16:45
nga:Lorik J

Edin Terzic, trajneri i Borussia Dortmundit, ka folur për Sky disa ditë para finales së Champions League kundër Real Madridit.

“Është me të vërtetë një histori e pabesueshme. Nuk dua të flas shumë për historinë time sepse ne, si ekip, bëmë diçka të pabesueshme. Arritja në finalen e Ligës së Kampionëve është diçka që meriton të tregohet. Unë kam qenë një trajner i të rinjve, asistent trajner i Dortmundit, por para së gjithash jam një tifoz si të gjithë ata që fillojnë të punojnë në botën e futbollit”, tha Terzic.

Real Madrid? “Nëse fiton Champions League 14 herë do të thotë se je shumë i lidhur me atë kompeticion. Ancelotti ka fituar shumë, ka përvojë të madhe, por edhe ai u gjend në situatën time, 5 ditë para finales së parë dhe fitores së parë të Champions League. “Kam respekt të madh për Ancelottin, ai ka fituar shumë dhe me ekipe të ndryshme: ai është një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit”.

/GazetaBlic Sport