John Terry kujtoi një episod në parasezonin 2015/2016, te Chelsea, kur José Mourinho drejtonte Chelsean, në herën e tij të dytë në Stamford Bridge.
“Ne kishim transferuar lojtarë të mëdhenj dhe ai po bënte një lojë posedimi. Topi u ndërpre, ne po pranonim gola dhe ai e ndërpreu seancën”, tha ish-qendra në podkastin e Obi Mikel.
“Unë isha kapiten dhe Cahill zëvendëskapiten, ne kishim fituar Premier League sezonin e kaluar dhe ai na ktheu ‘Ju të dy, largohuni… Unë do të punësoj Varane dhe një tjetër mbrojtës të klasit botëror për 100 milion dhe ju të dy mund të uleni në stol dhe t’i shikoni ata”, kujtoi Terry në The Obi One Podcast.
“Unë dhe Cahill ishim si ‘çfarë dreqin, ne fituam ligën vitin e kaluar! Nuk mund ta besonim këtë…”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport


