Sporti

Terry: Ndeshjet ndaj Barcelonës kundër Ronaldinhos e Messit, kanë qenë më të vështirat për mua

12/18/2023 14:53
nga:Lorik J

John Terry, ikona e Chelseat, kapiten shumëvjeçar dhe kampion evropian me klubin në vitin 2012, ishte në Nyon gjatë shortit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë, Terry u përgjigj se cila ishte skuadra më e mirë që ai ka luajtur ndaj tyre ndonjëherë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk do t’i harroj kurrë duelet e mia kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e vitit 2012, kur fituam Ligën e Kampionëve”, tha Terry.

“Skuadra më e vështirë ishte Barcelona në sezonin 2004/2005. Ata kishin Ronaldinhon dhe Messin. Ata janë lojtarët më të rrezikshëm kundër të cilëve kam luajtur.”

Në atë ndeshje të dyfishtë, pas dy ndeshjeve fantastike, anglezët avancuan. Barcelona fitoi 2:1 në shtëpi, dhe Chelsea fitoi 4:2 në Londër.

/GazetaBlic Sport