John Terry nuk e harron Jose Mourinhon. Ish-lojtari i Chelseat, punoi nën urdhrat e teknikut luzitan pikërisht në radhët e “Bluve të Londrës” duke ndarë disa suksese, sidomos atë në Premier League.
Së fundmi, Mourinho u shkarkua nga Roma për mungesë të rezultatave dhe këtë vendim të drejtuesve amerikanë të verdhekuqve e ka komentuar edhe John Terry. Ish-mbrojtësi i famshëm anglez shprehet se Mourinho mbetet trajneri më i mirë me të cilin ka punuar.
“Për Mua Jose Mourinho mbetet një trajner shumë special. Nuk dyshoj kur shprehem se është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë”, u shpreh Terry. Në fund, ish-lojtari i Chelseat komentoi edhe shanset e Anglisë për të fituar Europianin që zhvillohet në Gjermani;
“Anglia mund ta fitojë europianin, kemi në organikë disa të rinjë me të vërtetë specialë. Një nga këta është patjetër Jude Bellingham që mund ta ndihmojë në shumë aspekte kombëtaren”, tha Terry.