Sporti

Terry: Chiellini është legjendë, e kuptova kur e pash faulin ndaj Sakës në finalen e Evropianit

11/23/2021 11:59
nga:Lorik J

John Terry, kapiteni historik i Chelseat dhe kombëtares angleze, ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport, gjatë së cilës ka folur edhe për finalen e Kampionatit Evropian mes Anglisë dhe Italisë.

“Anglia ishte më e fortë, por Italia kishte diçka të veçantë. Kur pashë Azzurrët duke kënduar himnin në ndeshjet e grupit, të gjithë të përqafuar, mendova “këtë e kërkon një tifoz.” Aty kuptova, ndërsa përvoja bëri pjesën tjetër”, tha fillimisht John Terry.

Më pas, mbrojtësi foli edhe për Chiellinin, për të cilin tha se ai është një legjendë.

“Të bësh atë faull ndaj Sakës nuk është e lehtë, po ta mendosh është e qartë: Ai është legjendë”, përfundoi Terry.

/GazetaBlic Sport