Lajme

Terras pasi nuk u zgjedh Presidenti: Zhgënjyese, pengesë serioze!

03/07/2026 10:20
nga:Y I

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pasi dje Presidentja Osmani e ka shpërndarë Kuvendin.

Terras tha se kjo është serioze dhe zhgënjyese.

“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras në platformën X.