Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Kosovë.
Ai është shprehur se ajo është duke u ndërtuar dhe tha se beson që do të përfundojë për dy vjet, njofton Klankosova.tv.
“Xhamia është duke u ndërtuar, tash kati i tretë përfundon, është edhe një kat, pastaj fillon ndërtimi i xhamisë. Por, është një e vërtetë e madhe që punët nuk kanë shkuar ashtu si unë i kam pritur”.
“Është duke u punuar vazhdimisht, por jo me ritimin, dinamikën e duhur, por megjithatë është duke u punuar dhe besojmë që për dy vjet do ta kemi komplet”, është shprehur ai.