Lajme

Tërnava me apel për ndalimin e vrasjeve në Kosovë

3 ditë më parë
nga:G C

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vend, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se Tërnava u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve, “duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë”.

Ndër tjera, BIK bën të ditur se sot kanë mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar raporti i punës së kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për periudhën 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024, më pas u shqyrtua edhe raporti i Komisionit Financiar të Kuvendit të BIK-ut, si dhe u shqyrtua raporti i Pasqyrës për të hyrat dhe të dalat e kryesisë (llogaria përfundimtare) për vitin 2024.

Pas diskutimeve të përgjithshme nga anëtarët e Kuvendit të BIK-ut, këto raporte u miratuan me votat e anëtarëve të Kuvendit.