“Termokos” njoftoi sot se ka ndërprerë ngrohjen për të gjithë konsumatorët për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK, raporton Gazeta Blic.
Pas këtij njoftimi ka ardhur një reagim nga ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti thotë se një vendim i tillë është gabim pasi ngrohja duhet të jetë prioritet.
“Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mW energji elektrike o kthen në 140 mW termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë” shkruan Ahmeti.
Reagimi i plotë:
1. Termokosi e paska ndal ngrohjen ia sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mW energji elektrike o kthen në 140 mW termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë.
2. Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim. Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë. Si aktivizmi ekologjik ku sado që disa aktivistë angazhohen për lumenjtë kemi shumë herë më shumë keqpërdorues. Atëherë ska as motiv për tu angazhuar.
3. Propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që
janë në gjenjdje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës. Ndërsa do duhej shtrenjtuar konsumin mbi një nivel të caktuar të shpenzimit.
“Termokos” ndal ngrohjen, pasi s’mund të furnizohet me avull nga KEK-u


