Lajme

Tërmkolli për vendimin e Supremes: Është në frymën e rendit kushtetues – Deputetët e VV-së prishën traditën politike

07/15/2025 18:58
nga:Sh R

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka konstatuar se ushtrimi i funksioneve të deputetit dhe ministrit njëkohësisht është joligjor dhe përbën vepër penale, raporton GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Tërmkolli ka vlerësuar se vendimi i Supremes është i drejtë dhe në përputhje me rendin kushtetues dhe traditën politike të vendit, e cila sipas saj, është prishur nga veprimet e ministrave-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është vendim i drejtë, në frymën e rendit kushtetues juridik dhe në frymën e traditës së deritanishme politike e cila u prish nga ministrat-deputetë të VV-së,” ka deklaruar Tërmkolli.

Ajo ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe ka bërë thirrje që të gjithë ata që kanë shkelur rregullat të përballen me drejtësinë.

“Të gjithë që kanë shkelë rregullat duhet të bartin përgjegjësi para organeve të drejtësisë, pa përjashtim,” përfundoi ajo.