Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës ka hapur përplasje të reja mes politikanëve kosovarë. Ishte Skender Hyseni që e quajti servil dhe hipokrit kreun e partisë së tij, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit iu përgjigj pozitivisht votimit të kësaj rezolute.
Në këtë “debat” është përfshirë edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ajo e ka quajtur servil të ish-presidentit Thaçi, Skender Hysenin, po ashtu servil e quan edhe Abdixhikun.
Postimi i saj i plotë:
Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e randë kjo! #MT
Rezoluta kundër referendumit, Hyseni i quan strucë e qyqarë Kurtin e Osmanin


