Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli ka shkruar pasi Presidenti është zgjedhur në një marrëveshje mes VV-së dhe PDK-së.
Për LDK-në të cilën ishte bashkëthemeluese, ajo e ka quajtur dje humbëse e madhe.
“Mbrëmë kah zyrat e saj nuk kaloi kush as gjë tjetër veç hijes së një lubie, hijenave që hanin njëri tjetrin dhe do “hafijeve” për t’ja vënë drynin! Dëm i madh për Kosovën! E rëndë, e dhimbshme deri n’kupë t’qiellit, veçmas për ne që e bëmë LDK- n, lëvizje- parti të dritës, të lirisë e pavarësisë së Kosovës- Dardanisë tonë! Zoti e bekoftë Dardaninë”, ka shkruar Termkolli.
Postimi i plotë:
LDK- kjo humbëse e madhe!
Mbrëmë kah zyrat e saj nuk kaloi kush as gjë tjetër veç hijes së një lubie, hijenave që hanin njëri tjetrin dhe do “hafijeve” për t’ja vënë drynin!
Dëm i madh për Kosovën!
E rëndë, e dhimbshme deri n’kupë t’qiellit, veçmas për ne që e bëmë LDK- n, lëvizje- parti të dritës, të lirisë e pavarësisë së Kosovës- Dardanisë tonë!
Zoti e bekoftë Dardaninë!
#MakeDardanuaAgain
#MDA


