Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka quajtur fitore për Kosovën, vendimin që të mos mbahet referendum serb në vend.
Sipas saj ky ishte një triumf domethënës me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani.
“ Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!” shkroi Tërmkolli në një postim në Facebook.
Kuvendi i Kosovës, dje me 76 vota pro ka miratuar rezolutën kundër lejimit të organizimit të referendumit të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Përfshirja amerikane pritet t’i jep një dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi


