Lajme

Tërmkolli: Lojërat e partive politike për çështjen e presidentit i bëjnë të gjitha bashkëfajtore për ç’montimin e shtetit

07/20/2026 12:14
nga:Genita C

Melihate Tërmkolli ka deklaruar se zgjedhja e presidentit ose presidentes së Kosovës është një detyrë dhe interes shtetëror që kërkon marrëveshje ndërmjet partisë së parë dhe partive të tjera në Kuvend, raporton GazetaBlic.

Ajo ka vlerësuar se lojërat politike rreth këtij procesi i bëjnë të gjitha partitë bashkëfajtore për, siç është shprehur, “ç’montimin e shtetit”, ndërsa ka shtuar se pjesëmarrja në qeveri mbetet çështje vullneti dhe pushteti.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Presidentit/es është detyrë dhe interes shteti. Duhet marrëveshje e përbashkët e partive në Kuvend, pra marrëveshje e partisë së parë me partitë tjera në Kuvend.

Lojërat me këtë detyrë i bëjnë të gjithë bashkë- fajtorë në ç’montimin e shtetit!

Çështja e pjesëmarrjes në qeveri, pastaj është çështje vullneti e pushteti!