Lajme

Tërmkolli: Kurti gënjeu edhe mbrëmë për “Zajednicën”, ai ka pranuar më keq se “Zajednicë”

03/23/2023 10:46
nga:G B

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Kurti ka gënjyer edhe mbrëmë në intervistën në RTK, derisa tha se ka Zajednicë, por që ai ka pranuar më keq se Zajednicën, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se e vetmja e vërtetë e Kurtit është gënjeshtra, si virtyt i përvetësuar nga politika serbe dhe se ai po gënjen për interesa të Serbia.

Postimi i saj i plotë:

Albini ju rrejti edhe mbrëmë gjatë intervistës në RTK! Tha ka Asociacion, dmth ka ” Zajednicë”, ndërsa me marrëveshje” ka pranuar më keq se ” Zajednicë”. E vetmja e vërtetë e Albinit është rrena, si “virtyt” i përvetësuar nga politika serbe. Por, derisa politika serbe rren për interesa të veta, të Serbisë, Albini rrenën e bën kundër interesit të Kosovës, po për interesa të Serbisë!

#MT