Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar klasën aktuale politike në vend, derisa ka thënë se ajo ka interesa personale dhe është larg interesit të shtetit e qytetarëve, raporton Gazeta Blic.
“Fëmijaqat nuk dinë çka është shteti, prandaj po e rrezikojnë seriozisht të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës- Dardanisë tonë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Postimi i saj i plotë:
Fëmijaqat nuk dinë çka është shteti, prandaj po e rrezikojnë seriozisht të sotmen dhe të ardhmen e Kosovës- Dardanisë tonë!
Krejt kjo klasë politike është thellësisht e papërgjegjëshme ndaj shtetit, ndaj qytetarëve dhe ndaj vlerave politike kombëtare mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.
Dikush nuk maturohet politikisht kurrë derisa mbisundon egoja e sëmurë, mashtrimi e tendenca e vazhdueshme për diktat. Këta dikush janë të gjithë përfaqësuesit aktualë të subjekteve politike.
Lufta e vetme e kësaj klase politike është ajo për interesa personale, larg interesit të shtetit e të qytetarëve!
Vazhdojmë me votimet, numërimet, ndërskamësat, ofendimet, etj, etj!
Mjerim!


