Lajme

Tërmkolli kërkon të zhbëhet “Ballkani i Hapur”: Nuk i duhet Kosovës as askujt, ambasadorët shqiptarë t’i japin ‘këshilla’ Ramës

05/17/2022 09:52
nga:G B

Melihate Tërmkolli është deklaruar sërish kundër “Open Balkan”, derisa ka thënë se kjo iniciativë nuk i duhet Kosovës as me njohje të kufijve të saj nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky është projekt ruso-serb dhe nuk i duhet as Shqipërisë dhe askujt tjetër, andaj duhet të zhbëhet, përcjell Gazeta Blic.

“Ambasadorët e Shqipërisë në vend të leksioneve Kosovës për këtë projekt antishqiptar është mirë t’i drejtohen me “këshilla” Edi Ramës”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

“Open Balkan” nuk i duhet Kosovës as me njohje të kufijve të saj nga Serbia. Është projekt ruso-serb si “Ballkania” ose ” bota serbe”. Nuk i duhet as Shqipërisë dhe askujt një projekt jashtë domenit perëndimor prandaj si i tillë veç duhet të zhbëhet. Ambasadorët e Shqipërisë në vend të leksioneve Kosovës për këtë projekt antishqiptar është mirë t’i drejtohen me “këshilla” Edi Ramës!

#MT