Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Rugovën nuk e vrasin sot, as dje e as sot, derisa ka reaguar për konferencën e sotme të mbajtur nga LDK për presidentin Ibrahim Rugova, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot aty janë mbledhur shumë neo-komunistët, shumë herë anti-Kosovë e gjithmonë anti-Rugovë, për t’ju treguar shqiptarëve se sa perëndimor ishte Rugova.
Tërmkolli ka shtuar se shumë prej tyre janë themelues dhe përkrahësit më të mëdhenj të “Open Balkan-it” ose të “botës serbe” e përforcuar këto ditë edhe me një tubim pan-serb në krye me kryekriminelin Vuçiq.
Sipas saj LDK duke tentuar ta ‘vrasë’ Rugovën, po e vret veten, derisa shton se as i lajnë mëkatet duke u fshehur pas tij, duke e përdorë e keqpërdorë emrin e tij!
Postimi i saj i plotë:
Rugovën, nuk e vrasin dot, as dje, as sot!
Sot, në ditën e çlirimit të Kosovës nga okupimi serb, në ditën e lavdisë e dinjitetit të shqiptarëve, neo-komunistët, shumë herë anti-Kosovë e gjithmonë anti-Rugovë kanë zbarkuar në Rrugën e Re, në Arena “Klan Kosova”, për t’ju treguar shqiptarëve se sa perëndimor ishte Rugova!
Shumë prej tyre janë themelues dhe përkrahësit më të mëdhenj të “Open Balkan-it” ose të “botës serbe” e përforcuar këto ditë edhe me një tubim pan-serb në krye me kryekriminelin Vuçiq.
Në shërbim dhe me shërbëtorë të Beligradit!
Po të kishte zë, dheu i tokës Kosovë, do të çahej e do të klithte deri në kupë të qiellit!
Por ai nuk ka zë, e zërat e gjallë kanë mbetë pa zë, pa gojë, janë shushatur, u është mpirë truri dhe nuk dinë më as kush janë, as ku po shkojnë.
Për të folë për perëndimorin Rugovë, në Arena “Klan Kosovë” i solli e i përzgjodhi një anti-Rugovë e surrrosian i Rrugës së Re me lukuninë e tij e me “akademikë” të tokës së humbur e themeleve të rrënuara.
Në tentim për ta “vrarë” Rugovën, djathtizmin shqiptar Rugovian, por duke “vrarë” veten!
LDK-në, duke e “paqtuar” me vulën e Rrugës së Re, puro majtiste, sorosiane neo-Jugosllave!
Atdhetarët vriten në mënyra të ndryshme, madje edhe kur nuk janë në mesin e të gjallëve!
Në veçanti, themeluesit e shtetit, të lirisë e pavarësisë së Kosovës!
E krejt, krejt veçantë, i sulen edhe sot Ibrahim Rugovës!
Rugovën, nuk e vrasin dot, as dje, as sot!
As i lajnë mëkatet duke u fshehur pas tij, duke e përdorë e keqpërdorë emrin e tij!
Rrnoftë e djathta kombëtare shqiptare!
Rrnoftë Kosova-Dardania e gjithë Shqipëria!


