Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti përballë presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut me Serbinë.
Të hënën pas përfundimit të takimit mes të Kurtit dhe Vuçiq, Tërmkolli përmes një statusi në Facebook ka lavdëruar kryeministrin i cili ka përmenduar gjenocidet e bërë gjatë luftës se fundit por edhe ato të viteve 1800.
”Bravo, Kryeministër Kurti, edhe njëherë! Serbia por edhe të tjerët duhet ta kuptojnë e ta pranojnë kush bëri gjenocid ndaj shqiptarëve (tri herë gjenocid, nga 1878 deri 1999), pra kush është agresori e kush viktima. Të mos harrojmë se ka vite që ishin ndërruar rolet, Serbia po hiqej viktima!”.
“Nuk mund të zgjidhet çështja e të pagjeturve kur Odalloviq e udhëheq delegacionin e Serbisë”