Turqia u zgjua këtë të hënë e tronditur deri në themelet e saj nga një tërmet shkatërrues që goditi zona të ndryshme midis juglindjes së vendit dhe Sirisë veriore.
Midis provincave turke të prekura nga tërmeti janë: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Bëhet fjalë për qindra të vdekur, por bilanci përfundimtar parashikohet të jetë më i rëndë (me mijëra).
Forcat e shumta të angazhuara për të shpëtuar të mbijetuarit po gërmojnë nëpër rrënoja të ndihmuar edhe nga popullata.
Në Siri situata nuk është më e mirë: 427 të vdekur (shifër paraprake) nga tërmeti 7.8 ballë i regjistruar gjatë natës. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë tmerruese.
Në një kontekst të tillë, pa dyshim që nuk mund të ketë sport në Turqi. Ministri i Politikave Rinore dhe Sportit, Mehmet Kasapoglu, ka komunikuar pezullimin e të gjitha garave kombëtare sportive, përfshirë futbollin.


