Lajme

Tërmeti në Azinë Juglindore: Dy të vdekur në Bangkok

3 ditë më parë
nga:Y I

Dy persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Meinmarin.

Një numër i panjohur i qytetarëve të tjerë dyshohet se janë ende nën rrënoja, shkruan BBC.

Punonjësi i shpëtimit Songwut Wangpon u tha gazetarëve se shtatë persona të tjerë ishin gjetur të gjallë.

Meinmar po ashtu ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas tërmetit me magnitudë 7.7.