Lajme

Tërmeti me katër viktima në Japoni, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja, qindra të plagosur

01/01/2024 22:38
nga:Sh R

Japonia u godit nga një tërmet me magnitudë 7.6 dhe dhjetëra pasgoditje të tjera. Të paktën katër persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Frika për një rritje të numrit të viktimave është e madhe, pasi autoritetet ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesa, pasi dyshohet se mund të ketë persona të bllokuar.

Rreth 60 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti fillestar.

“Ka njerëz të bllokuara sepse shumë ndërtesa janë shkatërruar”, thanë autoritetet vendase.