Lajme

Tërmeti i fuqishëm trondit Meksikën, ndërpritet konferenca e presidentes

01/02/2026 19:00
nga:Sh R

Një tërmet i fuqishëm ka goditur jugun e Meksikës të premten, duke shkaktuar panik te miliona qytetarë pas festave të Vitit të Ri dhe duke ndërprerë për pak minuta konferencën e përditshme për shtyp të presidentes Claudia Sheinbaumkur një tërmet me magnitudë 6.5tronditi sallën dhe aktivizoi sistemin e alarmit sizmik të vendit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ishte me magnitudë 6.5 dhe kishte epiqendër pranë bregdetit të Paqësorit, në shtetin Guerrero, në një thellësi prej rreth 35 kilometrash.

Autoritetet lokale dhe presidentja Sheinbaum njoftuan se nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të mëdha materiale në Guerrero. Në momentin e lëkundjeve, Sheinbaum ndodhej në Mexico City, ku alarmet sizmike u aktivizuan dhe ajo ndjeu dridhjet e tokës, duke u evakuuar me qetësi së bashku me gazetarët. Konferenca për shtyp rifilloi pak më vonë.

Presidentja bëri të ditur se në kryeqytet nuk janë shënuar dëme, megjithëse shumë banorë dolën nga shtëpitë të alarmuar, ndërsa në rrugë dëgjoheshin edhe lehjet e qenve të trembur.

Shteti Guerrero përfshin edhe Acapulcon dhe zona të tjera turistike të frekuentuara gjatë festave. Acapulco vijon ende rimëkëmbjen pas një uragani shkatërrues të kategorisë 5 që goditi rajonin në vitin 2023.