Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka goditur Malin e Zi mëngjesin e sotëm në orën 4 e 6 minuta.
Tërmeti ka ndodhur në afërsi të Nikshiqit, një qyteti në kufirin me Bosnjë-Hercegovinën dhe ka shkaktuar dridhje në tërë rajonin.
Aktualisht nuk ka informacione për persona të lënduar.
Pak kohë pas tërmetit në Mal të Zi, është tronditur edhe Kroacia, ndërsa momenti i tërmetit është regjistruar në kamera.
Kamera ka kapur momentin e tërmetit në Stradun, në qytetin e vjetër të Dubrovnikut. Sizmologët theksuan se është fat që epiqendra e tërmetit është në një zonë të pabanuar.