Lajme

Tërmeti godet Greqinë

10/19/2024 10:20
nga:Sh R

Mëngjesin e kësaj të shtunë, një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Qendra Euro-Mesdhetare Sizmiologjike, vlerëson se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në juglindje të Zakros, në ishullin e Kretës.

Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.

Ishulli i Kretës është një zonë aktive për sa i përket tërmeteve.