Lajme

Tërmeti 5.1 shkallë godet Qipron

02/02/2022 23:42
nga:Donika Fetahu

Një tërmet me magnitudë 5.1 shkallë të Rihterit ka goditur Qipron, të mërkurën mbrëma.

Epiqendra e tërmetit, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, ishte 60 kilometra në perëndim të qytetit Paphos, në Detin Mesdhe.

Tërmeti u ndje edhe në vende të tjera të Mesdheut Lindor, si në Turqi, Izrael e Egjipt.