Sporti

‘Tërmet’ tek Bayern, raportohet se Tuchel ka vendosur për largimin e katër futbollistëve kryesor

12/14/2023 10:28
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich mund të ndryshojë shumë në fund të sezonit 2023-2024.

Sipas “Bild” trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të bëjë disa ndryshime themelore në skuadër.

Tuchel ka në plan të largojë katër “senator” në fund të sezonit, duke shkaktuar “tërmet” te kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Sipas raportimeve nga Gjermania, tekniku i bavarezëve do të “sakrifikojë” Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Alphonso Davies dhe Serge Gnabry në fund të sezonit.