Sporti

Tërmet në Turqi: Lojtari brazilian që luan në zonën e prekur thotë: “Jam mirë dhe i sigurt”

02/06/2023 23:06
nga:Lorik J

Sulmuesi brazilian Joao Figueiredo, i cili luan tek Ganziatep i Turqisë, ka publikuar një mesazh në Instagram duke thënë se është i sigurt dhe mirë pas tërmetit që vrau më shumë se tre mijë njerëz në vend.

“Po postoj për të thënë se jam i sigurt dhe mirë, faleminderit Zotit! Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar lojtari.

Kujtojmë se ekipet e kërkimit po përpiqen të gjejnë ish-lojtarin e Chelsea, tani lojtarin e Hatayspor Christian Atsu, i cili besohet se është në rrënoja.

/GazetaBlic Sport