Lajme

Tërmet në Shkup

09/23/2024 10:46
nga:G C

Tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni.

Tërmeti u ndje rreth orës 02:02 dhe epiqendra ishte 14 kilometra nga Kisela Voda, me thellësi prej 8 kilometrash.

“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.