Tërmet në Real Madrid. Presidenti i klubit, Florentino Perez, do të përballet me mediat sonte në një konferencë shtypi të rrallë për të, me temën e deklaratës së tij që mbetet një mister i plotë.
Klubi specifikoi vetëm se “ai do të paraqitet në sallën e konferencave për shtyp në kompleksin sportiv të Real Madridit pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve”.
Sezoni i dobët i Real Madridit, i cili përfundoi pa asnjë trofe, kërkon një reflektim të thellë mbi të ardhmen e ekipit. Pikërisht kjo është analiza që do të bëhet nga Bordi i Drejtorëve në mbledhjen e sotme, dhe vendimet e marra do të shpallen personalisht nga Florentino Perez.
/GazetaBlic Sport


