Lajme

Tërmet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, ja sa ishte magnituda

07/09/2024 15:17
nga:Y I

Një tërmet me magnitudë 4.7 gradë të shkallës Rihter ka goditur sot zonën kufitare midis Greqisë dhe Turqisë.

Tërmeti është regjistruar rreth 30 kilometra në verilindje të ishullit grek të Symit, raporton Kathimerini.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka pasur epiqendër 20 kilometra nga Marmaris.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se një tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter goditi Marmarisin.

/Euronews Albania/