Lajme

Tërmet në Kosovë

04/10/2022 07:28
nga:Q R

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht në 03:05 ka pasur dridhje të tokës. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Llugaj, në afërsi të Tropojës. Teksa shkalla e magnitudës së Rihterit ka qenë 4.2.