Lajme

Tërmet në Greqi

01/03/2025 11:55
nga:N K

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 06:51 në Thesproti të Greqisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në juglindje të Tsamandas Thesprotia, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 5 kilometra.

Greqia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet, kjo për shkak të pozicionit të saj gjeografik.