Lajme

Tërmet në Greqi

11/12/2024 07:58
nga:G B

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 00:21 pas mesnate në një zonë nënujore të Gjirit Thermaikos, pranë bregut perëndimor të Halkidikit.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, epiqendra ishte 13 km në jug-jugperëndim të Neo Moudania, Halkidiki, dhe thellësia fokale u llogarit në 16.2 km.

Zgjidhja automatike e EMSC Europiano-Mesdhetare përllogariti lëkundjen me 3.9 Rihter, thellësinë fokale të tërmetit 5 km dhe epiqendrën 28 ​​km në juglindje të Nea Kallikrateia.

Sipas dëshmive të banorëve, tërmeti është ndjerë deri në Selanik.