Lajme

Tërmet me magnitudë 4.8 në Greqi

01/16/2024 08:09
nga:Y I

Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm.

Lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 07:20 sipas orës lokale në qytezën e Kranidi.

Tërmeti u ndje edhe në Athinë për shkak të afërsisë gjeografike.

Sipas të dhënave sizmiologjike, thellësia e tërmetit ka qenë 14.5 kilometra.

Nga lëkundjet sizmike nuk janë shënuar të lënduar apo dëme materiale.

/tvklan.al/