Lajme

Tërmet i madh 7.6 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami, bëhet thirrje për evakuim

01/01/2024 10:22
nga:G C

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë goditi sot Japoninë perëndimore.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami përgjatë zonave bregdetare perëndimore të Ishikawa, Niigata dhe Toyama, përcjell GazetaBlic.

Një cunami me valë deri në 5 metra të larta besohet se do të arrijë në Ishikawa, sipas agjencisë së motit.

Valë më shumë se një metër të larta goditën bregun e qytetit Wajima.