Sporti

Tërmet i fuqishëm në Orlando, kombëtarja e Anglisë përjeton momente tensioni

06/09/2026 15:52
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Anglisë është përballur me momente të vështira gjatë qëndrimit të saj në Orlando të Shteteve të Bashkuara, pasi një tërmet me magnitudë 6.1 goditi qytetin ku ndodhej skuadra.

Ngjarja vjen vetëm pak kohë pasi pranë qendrës stërvitore të ekipit ishte raportuar një incident me të shtëna armësh, duke shtuar shqetësimin brenda kampit anglez.

Sipas raportimeve, tërmeti konsiderohet si më i fuqishmi që ka goditur rajonin në më shumë se një shekull. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.

Pavarësisht situatës së krijuar, skuadra angleze vazhdon përgatitjet e saj sipas programit, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë gjendjen në zonë.

/GazetaBlic Sport/