Lajme

Tërmet i fuqishëm në Mesina të Italisë, ja sa ishte magnetuda

02/07/2025 18:19
nga:Y I

Një tërmet i fortë është regjistruar mes Mesinës dhe provincës në orën 16:19. Lajmin e konfirmoi kanali zyrtar X i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë .

Magnituda e vlerësuar fillimisht ishte midis 4.8 dhe .5.3 , pak minuta më vonë u publikuan të dhënat përfundimtare që tregonin një magnitudë 4.8.

Goditja ndodhi në një thellësi prej 16 deri në 17 kilometra me epiqendrën e saj në Ishujt Aeolian, midis Alicudi dhe Filicudi. Për këtë shkak tronditja është ndjerë nga popullata që jeton në Palermo dhe në bashkitë e provincës.

/Euronews Albania/