Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot Filipinet veriore, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Sipas GFZ, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Agjencia Sizmologjike Filipine tha se tërmeti goditi qytetin Bangui në provincën Ilocos.
Aktualisht nuk ka raportime për lëndime apo dëme të mundshme, raportoi Reuters.
Tërmetet janë të zakonshme në Filipine, i cili ndodhet në të ashtuquajturin “rrip zjarri” në Oqeanin Paqësor, ku aktiviteti sizmik është i shpeshtë.