Lajme

Tërmet i fuqishëm në Bosnje dhe Hercegovinë

06/30/2022 08:38
nga:G B

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në Bosnje dhe Hercegovinë me fuqi prej 4.8 shkallë të Rihterit. Ndonëse kanë kaluar vetëm dy muaj nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë shtet me magnitudë prej 6 shkallë të Rihterit, me ç’rast gjeti vdekjen një vajzë e moshës 27 vjeçare.

Tërmeti u regjistrua në orën 08:07 me epiqendër prej 33 km në veriperëndim nga Mostari.

Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kroaci e Mal të Zi.