Lajme

“Tërmet ballkanik rreth këtij 79-vjeçari”, Bild me artikull për Berishën: I motivuar të udhëheqë luftë kundër një shteti droge

01/03/2024 14:49
nga:G C

“Një grindje politike që vazhdon prej vitesh mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe paraardhësit të tij, ish-presidentit Sali Berisha po shkon drejt një kulmi të ri”, kështu shkruan gazeta më e madhe gjermane, Bild.

Pavarësisht arrestimit dhe bllokimit të komunikimit, BILD ka kontaktuar me Sali Berishën dhe në intervistën e dhënë për ta, Berisha u shpreh se ndihet i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës mafioze, shkruan Bild, transmeton GazetaBlic.

“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së – me informacione të rreme dhe ryshfet, teksa Rama e mohon këtë prej muajsh.