Lajme

Tërmet 6.8 shkallësh në Japoni

05/01/2021 11:24
nga:M K

Japonia është goditur nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-s, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18.000 njerëz.

Shërbimi Gjeologjik bën të ditur se tërmeti nuk la ndonjë rrezik për cunami pas goditjes, derisa bëhet e ditur se krijoi dridhje të fuqishme, raporton Reuters.

LEXO EDHE:

Momentet dramatike, gjithë fshati në ndjekje të 26-vjeçarit që dyshohet se vrau vëllanë në Dibër