Lajme

Tërmet 4,4 rihter pranë Napolit, më i fuqishëm i 40 viteve të fundit në atë zonë

05/21/2024 09:19
nga:Y I

Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Itali, në një tërmet i cili ka qenë më i fuqishmi në 40 vitet e fundit në zonën në perëndim të Napolit.

Sipas raportimeve në mediat fqinje, tërmeti i regjistruar është me magnitudë 4.4 ballë.

Epiqendra ka qenë në Pozzuoli, ndërsa është ndjerë edhe në Napoli dhe zonat e tjera përreth, si: Quarto, Casavatore dhe Giugliano në Campania.

Pas lëkundjes së parë, ka pasur edhe disa pas lëkundje të tjera të cilët kanë shkaktuar panik të madh në zonë.