Lajme

Tërhiqet Veton Surroi në polemikën me Bardhyl Hasanpapaj, thotë se këtu e mbyll debatin

06/05/2026 13:12
nga:Y I

Polemika në mes të Veton Surroit dhe kandidatit të LDK-së për deputet, juristit, Bardhyl Hasanpapaj mbi dekretin e Presidentes dhe interpretimin kushtetues ka pasur vlerën e saj për të sqaruar konceptet ligjore dhe institucionale.

Sërish për herë të tretë me pesë pika të tjera ka reaguar, Veton Surroi i cili ka thënë se dekreti mund të ketë krijuar nevojën për një aktgjykim sqarues, por nuk e bën atë automatikisht kushtetues.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese konstatoi se kushti kushtetues për shpërndarjen e Kuvendit nuk ishte përmbushur, duke refuzuar që dekreti të prodhonte efekt juridik dhe duke rikthyer procesin kushtetues në Kuvend.

Me këto 5 pika, Surroi ka thënë se përmbyll dhe tërhiqet nga polemika me Hasanpapajn, duke shtuar se një veprim nuk bëhet i drejtë vetëm sepse sjell qartësi apo zgjidhje për të ardhmen.

Ky është reagimi i plotë i Surroit, dhe më poshtë gjeni edhe polemikat e mëhershme me Hasanpapajn: