Pas kërkimeve disa orëshe është nxjerrur i pajetë trupi i kosovarit që në vendin e quajtur ‘Maja e Thatë’ në Valbonë.
Mësohet se trupi do të transportohet drejt morgut, ndërkohë që policia dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë nga Kosova, të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Abcnews.al.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e premte, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se: Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës”.
“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, ka njoftuar policia.