Lajme

“Tërhiqet” Sveçla: Qendra e studentëve nuk është më opsion për vendosjen e refugjatëve afgan (video)

08/25/2021 14:26
nga:Gazeta Blic

Edhe pse Qendra e Studentëve u pa si adresa ku mund të vendosen refugjatët afgan, duket se ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla ka hequr dorë për këtë lokacion.

Ai para gazetarëve tha se konviktet më nuk shihen si vendi ku do të vendosen refugjatët afgan.

“Ka pak gjasa që refugjatët afgan të vendosen në konvikte”, tha Svecla para mediave, raporton Gazeta Blic.

Ishte raportuar se pikërisht ministri Svecla kishte propozuar që afganët të vendosen në konvikte.

Ndryshe, Gazeta Blic ka raportuar ditë më parë se tri lokacione shihen si opsion për vendosjën e refugjatëve afgan: Në kampin afër aeroportit të Prishtinës, tek kazerma e FSK-së në Vragoli dhe në një hotel në afërsi të Prishtinës.