Sporti

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

03/15/2024 15:27
nga:E K

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Konferencës.

Katër duele interesante pritet të zhvillohen edhe në garën e tretë më prestigjioze evropiane për klube.

Edon Zhegrova me Lille do të kenë puë mjaft të vështirë ku do të përballen me Aston Villan.

Club Brugge – PAOK, Olympiacos – Fenerbahce, Aston Villa – Lille dhe Viktoria Plzen – Fiorentina janë përballjet çerekfinale.