Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për tërheqjen e kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhje.
Sipas tij, deklarata për zgjedhje ka qenë një kurth politik për opozitën dhe mesazh shantazhues për partnerët ndërkombëtarë.
“Nuk ka pasur asnjëherë interesim për zgjedhje por ka përgatitur një kurth politik për opozitën dhe një mesazh shantazhues për partnerët ndërkombëtarë, përkundër zotimeve të tija edhe me letër tash”, thekson Haziri për Gazeta Blic.
Ai potencon se VV nuk i mban zotimet dhe bën lojë fjalësh e mbjell pasiguri, duke shtuar se edhe ashtu jemi në vit zgjedhor.
“Nuk mbajnë fjalën dhe as zotimet por bëjnë lojë fjalësh e mbjellin frikë e pasiguri juridike… edhe ashtu ky vit është zgjedhor dhe po flitet për disa muaj shkurtim mandati”, deklaron nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri./Gazeta Blic/